Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I arrestuari me iniciale D.P. dhunonte fizikisht bashkëshorten në banesë.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një pistoletë me 21 fishekë, të cilat i mbante pa leje.
Ndaj 50-vjeçarit rëndojnë dy akuza: dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.