Arbana Osmani është në pritje të ëmbël të një djali. Këtë gjë e vërtetoi Arbana me dhuratën që mori nga stafi i emisionit të saj ‘Dua të të bëj të Lumtur’, disa ditë më parë në përfundim të sezonit.

Tashmë pritet që Arbana të bëhet me dy djem dhe Joni do të ketë edhe një vëlla. Së fundmi, stafi i emisionit me në krye bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, i bënë një surprizë të bukur.

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun shqiptar, ku mbrëmjen e djeshme mbylli sezonin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.