Automjeti i një biznesmeni në Elbasan është djegur në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ka qenë e parkuar para banesës, kur është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë mjeti është djegur pjsërisht. 

Pronari i automjetit është biznesmeni E.Zh., i cili ka firmë ndërtimi si dhe një resort ku është bashkëpronar me vëllanë e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.