Ju kujtohet Djibril Cisse, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Marsejës? Sot është 41 vjeç dhe dëshiron t’i kthehet futbollit të luajtur, ndonëse është tërhequr që nga viti 2018.

Ish-sulmuesi francez, shok skuadre dikur me Lorik Canën kërkon që t’i jepet mundësia për të luajtur në ligën franceze. Objektivi? Të arrijë shifrën e 100 golave ​​në elitën e futbollit francez.

“Jam përpjekur të rikthehem për dy vjet, sepse jam golashënues, numër 9. Jam vetëm katër gola larg arritjes së 100 finalizimeve në ligën franceze. Nëse dikush do të më ofronte mundësinë për të luajtur, do ta bëja falas”, deklaroi ish-lojtari i përfaqësueses së Francës për Olivier Dacourt në dokumentarin “The Twilight of Champions”.