Zonat e thella malore të juglindjes së vendit, janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Më të dendura kanë qenë në lartësitë mbi 1400 m.

Në Dardhë trashësia e dëborës, ka shkuar deri në 5cm aq sa është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve, për të normalizuar qarkullimin nga “Muri i Musait” deri në Majë të Bigllës, aty ku e trashësia ka qenë më e madhe.

Reshje dëbore ka pasur edhe në fshatra si Arrza, Sinica, por trashësia e borës ka qenë më e pakët.

Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës, si dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.

Dëbora ka sjellë ulje të temperaturave, por deri tani sipas specialistëve të bujqësisë nuk ka shkaktuar dëme në frutikulturë.