Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga dita e djeshme, ku në bulevard, disa protestues marshonin drejt Kryeministrisë, e të tjerë kishin menduar ta kalonin ndryshe kohën e lirë, duke luajtur basketboll.
Rama e cilëson këtë si një “pamje europiane të lirive të barabarta”, duke theksuar se secili zgjedh mënyrën se si e kalon kohën e lirë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan Rama.





