Floriana Garo, duket se po i shijon më së miri pushimet në Marok. Ajo ka festuar në Marakesh ditëlindjen e saj të 30. Nën dritën e qirinjve dhe petaleve të trëndafilave mbi tavolinë, kështu ka pritur bukuroshja e ekranit që akrepat e orës të shënonin 00.00.
“Sot mbusha 30 vjeç! Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjeter, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment. Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem.
Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhënë mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju!”- shkruan ajo përbri fotos që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
As kësaj here Floriana nuk ka treguar se me kë ka qenë duke e shijuar darkën romantike për 30-vjetorin e saj.
Ditëlindja romantike e Floriana Garos (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, e diel 6 shtator 2026
Prezantuesja e njohur dënohet me vdekje nga gjykata në Egjipt, akuzohet për drejtimin e kartelit të drogës
Megaoperacion në Sarandë, arrestohen drejtuesit e grupeve që shpërndanin drogë
Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)





