Një djalosh i vogël “tërhoqi” të gjithë vëmendjen gjatë meshës së ditës së djeshme, kur u përpoq t’i merrte kapelën e bardhë karakteristike, Papa Françeskut.

Ai u shkëput nga audienca dhe vrapoi drejt Papës për t’i shtrënguar dorën, ndërsa Papa reagoi natyrshëm dhe zyrtarët e sigurisë nuk u alarmuan.

Kur u bë e qartë se i vogli dëshironte të qëndronte më gjatë, Imzot Leonardo Sapienza, kreu i protokollit, u ngrit dhe i dha djalit karrigen e tij në të djathtë të Papës.

Ndërsa u ul pranë tij dhe vazhdoi duke vënë në dukje kapelën e tij, përpara se të largohej ata iu dhuruan një të tillë. Papa Françesku zbuloi se ai ishte me aftësi të kufizuara, duke thënë:

“Falënderoj këtë djalë për mësimin që na ka dhënë të gjithëve. Zoti i ndihmoftë fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa rriten, ajo që bëri i doli nga zemra.”