Është arrestuar vetëm disa orë pasi përfitoi nga amnistia dhe doli nga burgu, Sokol Sinomati, ose i njohur ndryshe në botën e krimit me nofkën “Buzëderri”.

Sipas informacioneve të para, ai është arrestuar sot në Vlorë, por ende nuk dihet arsyeja.

Sinomati u lirua nga burgu pas vuajtjes së pjesës më të madhe të dënimit për vrasjen e Elton Tatos në Vlorë në vitin 2002 dhe ku u plagos Robert Boraku. Disa muaj më parë Sinomatit i vranë me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij, të birin 18-vjeçarin Gëzim Sinomati, i cili po qëndronte në ballkon teksa pinte cigare.

Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, është ish-pjesëtar i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s.