Një nuse ka vdekur disa orë para dasmës së saj për shkak të një zjarri në shtëpi.

Page Ruddy, 19 vjeç nga SHBA do martohej me Logan Mitchell-Carter. Familja e saj e cila shkoi të flinte me emocionet e dasmës, u zgjua nga policia e cila e informoi për zjarrin.

Ruddy kaloi dy ditë në një spital dhe vdiq nga një hemorragji në tru për shkak të thithjes së tymit.

Ruddy dhe Mitchell-Carter bënë betimin e tyre dhe shkëmbyen unazat në mënyrë private, para ceremonisë që kishin planifikuar të ndodhte ditën tjetër.

Ajo jetonte me të fejuarin e saj dhe me gjyshërit e tij në shtëpinë e tyre në bllokun 200 të West Second Street në Reedsburg, Wisconsin.

Faqja GoFoundMe ka mbledhur rreth 12, 000 dollarë për shpenzimet mjekësore dhe për funeralin e Ruddy.