Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp përpara startit të sezonit të ri me zikaltërit që do të përballen ditën e nesërme me Leçen në transfertë.

Tekniku italian ka theksuar dëshirën e madhe që ka skuadra për të bërë mirë në këtë sezon si dhe ka komentuar situatën lidhur me merkaton.

“Ka dëshirë të madhe për të bërë mirë në këtë sezon të mirë, kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe mendoj se jemi gati për nesër.

Ditën e nesërme do të mungojë vetëm Dambrozio i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë ndërsa të tjerët do të jenë. Brozoviç është stërvitur rregullisht dhe mendoj se do ta startojë sfidën nga fillimi.

Përsa i përket merkatos do të bëjmë dhe një blerje të fundit, sepse duhet zëvendësuar Andrea Ranokia i cili u largua. Më pas ajo do të jetë e mbyllur. Për afrimet e reja si Asllani dhe Belanova mendoj se janë lojtar me shumë kualitet dhe dëshirë.”, u shpreh Inzagi.