Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag ka folur për situaten e sulmuesve, Cristiano Ronaldo dhe Marcus Rashford, të cilët janë lidhur me largim këtë afat kalimtar.

Ronaldo ka plotë një muaj që përfolët për një largim nga Djajtë e Kuq, por nisja e sezonit të ri në Ligën Premier e ka zënë te United, ku luajti në pjesën e dytë në humbje 2-0 nga Brighton.

Megjithatë, ylli portugez mund ta nis ndeshjen e ardhshme si titullar, edhe pse Ten Hag nuk e ka zbuluar vendimin e tij.

“Cristiano pati një javë të mirë stërvitore, mendoj se ai luajti pak më shumë se gjysmë ore, ai ka pasur dy gjysmë ndeshje dhe për 11-shen fillestare do të shohim nesër. Vendimin tim, e mbaj”, ka thënë Ten Hag.

Trajneri holandez ka folur edhe për sulmuesin Rashford, për të cilin ka thënë se nuk do të bashkohet me Paris Saint-Germain, edhe përkundër zërave.

“Rashford është me të vërtetë i rëndësishëm, e keni parë që nga dita e parë – jam shumë i lumtur me të dhe definitivisht nuk dua ta humbas atë”.

“Rashford është në planet tona. Ai do të qëndrojë te Manchester United”, përfundoi trajneri holandez.