Një shtetas i akuzuar se ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij 11-vjeçare është dënuar me 7.6 vite burg.
Dënimi i ulet me 1/3 ndaj i pandehuri me iniciale S. H., do të qëndrojë pas hekurave për 5 vite.
Prokuroria informon është vërtetuar që pedofili ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur me iniciale E.H, të përsëritura në kohë të ndryshme.
Gjithashtu e ka kërcënuar vazhdimisht mbesën e tij se nëse do të tregonte do ta vriste.
Ka qenë psikologia e shkollës së të miturës që ka vënë re ndryshimet drastike në sjelljen e saj dhe është informuar policia.
Sipas organit të akuzës, veprimet e kryer nga i pandehuri kundrejt mbesës kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si: frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit, pasiguri për të ardhmen, etj..
Ai u dënua me 7.6 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 5 vite burgim.