Agjencia e sigurisë së brendshme izraelite, Shin Bet, njoftoi se ka prishur një komplot të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah për të vrarë një ish-zyrtar të lartë të mbrojtjes izraelite në ditët në vijim.
Sin Bet nuk e përmendi zyrtarin. Në një deklaratë u bë e ditur se ishte sekuestruar një pajisje shpërthyese e lidhur me një sistem shpërthimi në distancë duke përdorur një telefon celular dhe një kamer, të cilën Hezbollah planifikoi ta shpërthente nga Libani.
Shin Bet vuri në dukje se sulmi i dështuar ishte i ngjashëm me atë të planifikuar nga Hezbollah një vit më parë në Tel Aviv, i cili gjithashtu u pengua, pa dhënë detaje.
Izraeli dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit me Libanin që nga tetori, në përshkallëzimin më të keq të dhunës në rajon në dy dekada.