Armando Dobra realizon golin e katërt në kampionat me fanellën e Çesterfilldit në humbjen 1-3 që skuadra e tij pësoi në shtëpi ndaj Nots Kantrit.

21-vjeçari shqiptar vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 45+3 duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas, teksa më herët miqtë kishin shënuar me Langstaf në minutën e 25-të. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë, ndërkohë që në minutën e 64-t, Çesterfilldi mbeti me 10 lojtarë.

Golin e fitores skuadra mike e realizoi në minutën e 72-të me Çiksen në minutën e 72-të. Për sa i përket Dobrës, paraqitja e shqiptarit ishte e kënaqshme, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës.

Për të tijët kjo ishte humbja e katërt radhazi, teksa tashmë janë pozicionuar në vendin e pestë. Me këtë ecuri gjasat janë të mëdha që në të ardhmen, Dobra, të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, falë formës së mirë që gëzon.

Vlen të theksohet fakti se 21-vjeçari ka shënuar edhe 2 gola në Kupë ndaj WBA, teksa për sa i përket vitit kalendarik 2023, ky ishte goli i katërt në total për Dobrën, duke përfshirë edhe Kupën dhe kampionatin.