Aktori Donald Veshaj duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë në “Big Brother  VIP” pa e përmendur historinë e bukur të dashurisë që ka përjetuar me moderatoren Bora Zemani. Ditën e djeshme, këngëtari zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia e tyre.

Ai po bisedonte me Semi Jaupajn dhe me Arjola Demirin, kur tha se ka pasu fajet e tij, por nuk ka qenë ai shkaku i ndarjes nga Bora. Donaldi zbuloi gjithashtu se është një natyrë posesive, pasi donte të dinte gjithçka për Zemanin, në çdo moment.

Ndërkohë, ai tha se edhe moderatorja ka qenë posesive dhe xheloze ndaj tij, sepse në atë kohë, i kishte marrë Instagram-in Veshajt, pasi nuk kishte besim tek ai.

Nuk është faji im (për ndarjen). Edhe unë kam fajet e mia, po… Jam natyrë posesive, por s’është faj të jesh posesiv. Gjërat që ka bërë ajo, s’i kam bërë unë. Ajo më ka marrë Instagram-in mua, se s’ka pas besim. Unë s’kam marrë as Instagram, asgjë… Pse ajo s’ishte posesive? Unë si qofte… Prapë jeta është shumë e bukur”,- u shpreh aktori.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“.