Menjëherë pas fitores me rezultatin 0-3 në Bosnjë, Kombëtarja Italiane ka udhëtuar drejt Venecias për një aktivitet promocional, por nuk mund të kalonte pa vëmendje as ngritja e nivelit të ujit në qytet, që ka sjellë përmbytje të shumta.
Një delegacion i përbërë nga portieri Giggio Donnarumma, presidenti i Federatës Italiane Gravina dhe Gianluca Viali, kanë ecur nëpër rrugët e qytetit në shenjë solidarizimi me banorët venecianë dhe kanë mbërritur deri në sheshin “San Marco”.
Nuk kanë munguar mesazhet inkurajuese nga delegacioni i Kombëtares Italiane, që kanë takuar qytetarë të ndryshëm dhe kanë vizituar disa dyqane në rrugët e qytetit, duke theksuar se Venecia do të marrë veten shpejt.