Kampioni kosovar i xhudos, Akil Gjakova është dorëzuar në polici të martën në mbrëmje. Gjakova, ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet e Kosovës për shkak se akuzohej për dhunë në familje. Sportisti nuk u gjet në banesën e tij dhe kështu policia e shpalli në kërkim. Megjithatë, vetë Gjakova është dorëzuar në polici dhe është në pritje të procedurave për t’u njohur më pas me vendimin e drejtësisë. Federata e Xhudos, në një reagim më të hershëm theksoi se beson te pafajësia e Gjakovës dhe se sportisti nuk ishte gjetur në shtëpi vetëm për shkak se ndodhej jashtë shtetit. Mbetet për t’u parë tashmë si do të shkojë historia për Gjakovën që është medalje e artë në Lojërat Mesdhetare (2018) dhe Kampionatin Europian (2021).

Enrique deklaroi se PSG do të kishte fituar edhe pa kartonin e kuq,  kundërpërgjigjet Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i është përgjigjur me një ton të ashpër pretendimeve të trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i cili tha se ekipi i tij do të fitonte ndeshjen edhe kundër 11 lojtarëve. PSG mposhti Barcelonën me rezultat 4-1 për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, por polemikat e përjashtimeve nuk u ndaluan. “Luis Enrique tha se edhe pa kartonin e kuq PSG do të kishte fituar dhe ai shpreson që ju të jeni trajneri i Barçës për shumë vite, çfarë thoni?”, u pyet Xavi. Trajneri i Barcelonës u përgjigj me një ton të zjarrtë: “Unë u them JO të dyjave”.

Xavi ka të drejtë që nuk pajtohet me Enriquen. Por, toni i tij sugjeron gjithashtu se ai do të largohet nga klubi këtë verë. Enrique e festoi fitoren 4-1 të PSG-së kundër Barçës përpara se të shkonte në një konferencë shtypi për t’u mburrur për epërsinë e ekipit të tij. Megjithatë, Barça kishte epërsi dhe shihej si favorit për t’u kualifikuar deri në momentin e përjashtimit të Ronald Araujos me të kuq. PSG tani do të përballet me Borussia Dortmundin në gjysmëfinale. Gjermanët nuk munden dot parisienët kur u përballën me njëri-tjetrin gjatë fazës së grupeve.