Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e radhës para Bashkisë Tiranë për dosjen 5D, ku drejtorë dhe ish-zyrtarë u vendosën në pranga.

Godina e Bashkisë është rrethuar me gardh metalik dhe forca të shumta policie.

Aktivistë të “Aleancës për Teatrin” dhe deputetë të opozitës janë mbledhur para Bashkisë Tiranë.

Forcat policore të angazhuara për këtë protestë janë më të shumta në numër, krahasuar me tubimet e para.