Një nga kryelajmet e ditës së djeshme, kishte në qendër aktorin e humorit, Erand Sojli. Ai është gjendur përballë një situate të vështirë në aeroport, pasi e kanë lajmëruar se njërës prej vajzave të tij i ka skaduar pasaporta, edhe pse në dokument thuhet se ajo skadon në vitin 2019.

Aktori është revoltuar pasi duhej të ndante vajzat dhe ka shkruar një koment në Fb, duke sulmuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm me etiketime si ‘Edi Drama’.

Pas kësaj situate, vetë aktori ka lajmëruar se problemi i tij është zgjidhur.

 “Deshiroj te falenderoj te gjithe ju miqt e mi dhe te panjohur per mbeshtetjen qe me dhate duke u bere pjese e problemit tim anekend vendit. Sonja u bashkua me Motren vetem 18 ore me vone, fale funksionimit te hallkave ne dukje te parendesishme dhe miresise se njerezve qe punojne ne kete vend. Sonja ju falenderon te gjitheve.

Nje shoqeri e bashkuar ben nje shtet edhe me te forte. Kerko kundershto mos bjer dakort. Mos i zgjidh punet indivuadilisht privatisht miqesisht, sepse i ke bere gropen shtetit dhe te ardhmes.

Sonja eshte e lumtur ndaj ju uron gezuar 2016 dhe lutet per te gjithe femijet e vendit te saj,” shkruan Sojli.

Megjithatë çështja ngelet, pasi autori thotë se e ka zgjidhur me mirësi këtë çështje, shkruan syri.net, ndersa shtron pyetjen: Çfarë ndodh në rastin e Sojlit, kur njerëzit nuk kanë mësuar nga mediat për lajmin e pasaportave?