Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK. Mësohet se Karçanaj po pyetet lidhur me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH-së Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH.

Të shtunën e kaluar (16 mars 2023) GJKKO caktoi masën “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Ervisa Lami dhe Valter Begaj.

Ish-kreu i ARRSH akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash nën dyshimin se ka transferuar fiktivisht një kompani për të shmangur konfliktin e interesit përpara se të emërohej këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Atij iu sekuestruan një shumë e madhe parash, sende me vlerë, mes tyre piktura të shtrenjta. SPAK preu  edhe dy fletë arreste për dy biznesmenët, Ervis Lami dhe Valter Begaj.