Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi është paraqitur në SPAK ditën e sotme. 

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. 

Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat. 

Kujtojmë që Elton Alushi mban postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj.