Gazetari Drini Zeqo është gjobitur nga policia për shkak se kishte parkuar automjetin e tij te vizat e bardha. Në fletën e gjobës shkruhet pikërisht kjo si arsye e gjobitjes së gazetarit, por ky i fundit është konfuz sa u përket vizave të bardha që mungojnë në rrugë. 

“Se ku janë vijat dhe se ku një drejtues automjeti duhet të kuptojë këtë gjë, ta sqaron polic Sadiku”, shkruan Zeqo.