Më shumë se 300 persona kanë vdekur në shtetin amerikan Ohajo prej 19 gushtit, pas përdorimit të ilaçeve të reja ose substancave të cilat zakonisht janë përdorur si kurth për elefantë.

Bëhet fjalë për një lloj droge, e cila është qindra herë më e fortë së fentanila, 4 mijë herë me e fortë se heroina dhe 10 mijë herë më e fortë se morfiumi.

Konsumi i carfentanil-it është rreptësisht i ndaluar për njerëzit dhe kryesisht përdoret vetëm për qëllime veterinare, në veçanti për t’i bërë të palëvizshme thundraket e mëdha. Vetëm dy miligramë prej tij mjaftojnë për të trullosur një elefant të rritur.

Carfentanil duket si kripë kuzhine, ndërsa policia pohon se një dozë prej 20 mikrogramësh është vdekjeprurëse. Një mikrogram është ekuivalent me disa kokrra të kripës.

Policia kanadeze thekson se carfentanil është shfaqur në “tregun e zi”, rreth tre muaj më parë.

Kjo drogë është më e fuqishme dhe më e lirë se heroina dhe kokaina, dhe paraqet rrezik të madh edhe për ata që vijnë në kontakt me përdoruesit, si policia, ekipet e ambulancës dhe qentë nuhatës.