Kryeministri britanik Keir Starmer, gjatë një konference për shtyp me homologun Edi Rama, theksoi se mes dy vendeve ka një bashkëpunim të mirë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai u pyet edhe lidhur me situatën e luftën në Ukrainë dhe ecurinë e bisedimeve të paqe. Starmer bëri përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin si shkaktarin që po vonon paqen.
“Ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtejshme që Putinii, i cili po shkakton vonesa për një armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë që prej disa muajsh më parë për një armëpushim pa kushte, 30 ditor. Rusia e nisi këtë konflikt. Rusia dhe Putini po ndalon paqen. Putini po tërheq gjërat zvarrë, prandaj kombet duhet të radhiten si aleat për tu siguruara për të marrë këtë armëpushim”, tha Starmer.