Manchester City arriti të fitonte një tjetër trofe me Pep Guardiolën. Qytetarët ia dolën në Superkupën e Europës pasi mundën me penallti Sevilla, ndërsa koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1. Në qendër të vëmendjes në momentin e festimit ishte Scott Carson. Portieri i tretë i Manchester City ka punën më të mirë në botë, vetëm stërvitet dhe në fund ngre trofe.

Duket si të jetë 70-vjeç në pamjen e parë, por është 37-vjeç. I ndërgjegjshëm se karriera i ka ardhur në fund, Carson nuk lëviz nga Manchester City dhe qëndron në pritje për të hyrë në fushën e blertë për të ngritur trofeun e radhës.