DURRËS, 14 nëntor 2013 – Droga e Lazaratit dhe e Krujës transportohet dhe me “benz” edhe me makinë komunaleje. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se paraditen e 14 nëntorit 2913, në lagjen nr. 16 Durrës, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, gjatë një kontrolli policor në kamionin me targa Dr 7243 D, mjet i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit Durrës, drejtuar nga shtetasi Arben M., 48 vjeç, u konstatuan 5 thasë të mbushur me 59 kg kanabis. Kurse një ditë më parë, më 13 nëntor 2013, u arrestuan në flagrancë dy të rinj të moshës 21 vjeç nga Tirana Riardi P. dhe Eljor M. Më 12 nëntor 2013, rreth orës 17.20, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës (rruga kryesore), në afërsi të distributorit të karburantit “Shega Oil”, gjatë kontrollit në “Benz”-in me targa AA 822 HH, u gjetën dhe sekuestruan 212.75 gramë kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Riardi P. në Tiranë, më 14 nëntor 2013 u gjetën e sekuestruan edhe 90.8 gramë kanabis. Dy tiranasit do të hetohen nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të prodhimit, shitjes së lëndëve narkotike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





