DURRES, 22 mars 2013– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit kishte organizuar një aktivitet sensibilizues paraditen e sotme në Shëtitoren Taulantia.
Qytetarëve të ndryshëm ju shpërndanë fletëpalosje, në të cilat theksohej rëndësia që ka mos shpërdorimi i ujit dhe problematikat që shkaktohen nga ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit.
Drejtori i UKD Durrës, Doklead Ademi deklaroi se që prej disa ditësh është vënë në funksion impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Shënvlash.
Sipas Ademit vënia në funksion i këtij impianti do të garantojë një bregdet të pastër përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit.
Pushuesit në sezonin veror nuk do të kenë më probleme përsa i përket ndotjes së ujit dhe rërës, një nga problemet më shqetësuese të viteve të fundit për qindra mijëra puhues që kanë zgjedhur bregdetin durrsak për të kaluar pushimet verore.
Dita Botërore e Ujit
Sot, e premte, 22 mars, 2013, është Dita Botërore e Ujit.
Kjo ditë është një përvjetor që bie rregullisht çdo vit që nga viti 1992, kur u vendos Dita Botërore e Ujit nga Kombet e Bashkuara pas Konferencës së Rios.
Ashtu si çdo vit, edhe sot, Kombet e Bashkuara i kërkojnë secilit vend për të edukuar publikun në çështjet më kritike që lidhen me ujin dhe mbeturinat, të gjitha për qasje uji sa më të pastër dhe qëndrueshmërinë e habitateve ujore.





