Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se kanë rrahur dhe kërcënuar me jetë biznesmenin libanez, Fadi Mitri pak ditë më parë në Rinas.

Sipas të dhënave nga policia, shtetasit me iniciale: A.B. B.B. dhe R.M, të tre nga Shijaku, janë dërguar në Tiranë, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen.

Ndaj libanezit Fadi Mitri, u improvizua një aksident teksa udhëtonte në Rinas dhe më pas, tre personat që e aksidentuan e rrahën dhe e shantazhuan.

Dhunimi i biznesmenit dyshohet të jetë bërë për shkak të ndërtimeve që ai po bën tek Gjiri i Lalzit.