1 dhjetor 2013- Përfshihet nga flakët ne mbremjen e 30 nentorit,  për shkaqe ende të paditura një banesë 3 katëshe  në zonën e ish-kënetës në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas raportimit të zjarrit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policore, të cilat bënë të munduar shuarjen e flakëve.Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të ndërtesës, i cili ishte lokal, ndërsa nga ana e tyre po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.