DURRËS, 22 mars 2013– Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dyrrah”.
Shkak janë bërë punimet që po kryhen nga ana e firmës Euro Ndërtim 2000, e cila realizoi rikonstruksionin e këtij aksi rrugor një vit më parë në mars të 2012-ës.
Cilësia e dobët e punës bëri që gurët dekorativ me të cilët u shtrua Bulevardi “Dyrrah” të dëmtohen edhe pse ka vetëm një vit që është rikonstruktuar.
Investimi për rikonstruksionin e Bulevardit "Dyrrah" ka kushtuar 137 milion lekë.
Gjatësia e rrugës së shtruar është 320m. Sipërfaqja e shtruar me gurë dekorativ është 2.588m² dhe sipas burimeve nga pushteti lokal vetëm kjo sipërfaqe do t'i nënshtrohet riparimit.
Punimet e sotme po bëhen sërish nga firma "Euro Ndërtim 2000", e cila përfundoi rikonstruksionin e bulevardit një vit më parë.
/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





