Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar si rezultat i gjendjes në të cilën ndodhen. Në lagjen e tyre kanë shpërthyer ujrat e ndotura të kanalit të ujrave të larta që përshkon zonën deri në hidrovorin e Porto Romanos. Rezervuari që gjendet në këtë zone ka nisur shkarkimet që përfundojnë në këtë kanal që përshkon të gjithë zonën. Kanali është tërësisht i bllokuar dhe ujrat e ndotur kanë shpërthyer në rrugët e në shtëpitë e banorëve. Kafëshë të ngordhura enden rrugëve, duke e bërë edhe më të rëndë situatën, për shkak të mundësisë së përhapjes së epidemive. Si rezultat i shpërthimit të ujrave, banorët kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Pastrimi i kanaleve të ujrave të larta është në varësi të Bordit të Kullimit, por që deri tani nuk ka marrë asnjë masë.
Durrës, hapen portat e rezervuarit, përmbyten banorët e lagjes 8 (video)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 8 gusht 2026
“Rama në burg, Berisha në burg!” Mbyllet dita e 69-të e protestës
Situata me zjarret, 9 vatra në të gjithë vendin, ende disa prej tyre aktive
“Lajm i mirë për Durrësin”, arkitektja Koja: TID duhet të pezullohet dhe të rishikohet mbi realitetin e ri juridik dhe urbanistik





