DURRËS, 30 nëntor 2013 – Durrësi nuk heq dorë nga muzika elitare, pasi ka një publik të kultivuar për ndjekjen e saj. Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Petrika Afezolli, mbrëmjen e 27 nëntorit 2013, ka dhënë koncert në odeonin “Nikolin Xhoja” të qytetit të Durrësit me vepra të kompozitorit hungarez Bela Bartok (1881-1945) dhe atij çek Antonin Dvorzhak (Dvořák, 1841-1904). Kurse sopranoja Elsid Çullhaj interpretoi këngët popullore “Zare “ dhe “Në zaman t’asaj furie”, si edhe “Zambaku i Prizrenit” të kompozitorit kosovar Akil Koci (lindur më 1936 në Prizren), e më pas arie nga kompozitori i famshëm italian Xhakomo Puçini (Giacomo Puccini,1858-1924) dhe opera e tij komike “Gianni Schicchi”. Publiku e duartrokiti koncertin. Fotot: mirësjellje e Gëzim Kabashit, ATSH.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





