Po ndërtonte pa leje në një sipërfaqe toke pa certifikatë pronësie, policia arreston 34-vjeçarin nga Durrësi.

Në pranga ra Teodor Çuni, i cili u konstatua se po ndërtonte një objekt pa leje në një sipërfaqe toke pa certifikatë pronësie.

Policia thotë se i arrestuari po e ndërtonte këtë objekt në lagjen Nr. 15, Spitallë.

Për këtë, ndaj 34-vjeçarit rëndojnë 3 vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm”dhe “Punësimi i paligjshëm”.