Objekti i ndërtuar në lagjen nr. 6, jashtë çdo rregulli urbanistik: ngushton rrugën, ka zënë ujërat e zeza, ka bllokuar rrugën, prej të cilit nuk kalon as zjarrfikësja

DURRËS, 30 nëntor 2013 – Sajti i Ministrisë së Drejtësisë “i nxjerr bojën” inspektoratit të ndërtimit në bashkinë e Durrësit për objektet me leje dhe pa leje. Qytetarja Merjeme Agalliu ka denoncuar më 26 shtator 2013 te Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço (shih faksimilen), persona konkretë që shpërdorojnë postin zyrtar dhe u shkaktojnë probleme banorëve të lagjes nr. 6 të qytetit të Durrësit. Madje, është kërkuar hetim gjyqësor për këtë objekt. Edhe në sajtin e Kryeministrit Edi Rama “Stop rrënimit” ka dhjetëra denoncime ndaj bashkisë së Durrësit dhe kryetarit të saj Vangjush Dako.   

TEKSTI I DENONCIMIT:

Nr. Prot.: PR200 Koha: 26/09/2013 16:32:07. EMRI: Merjeme Agalliu. TITULLI: shkelje e ligjit të prishjes së objekteve pa leje. “Inspektorati i objekteve të ndertimeve pa leje, i cili është në varësi të bashkisë Durrës, [që] drejtohet nga drejtoreshë Anila Myderizi, prish objekte ku asaj nuk i leverdisin, [kur] nuk i jepen shuma parash dhe [u] plotëson dëshira ku nuk i takon të ndërtojnë objekt. Është [një] rrugë që u shërben qytetarëve. Objekti, [për] të cilin ankohemi si lagje, është objekti i ndërtuar jashtë çdo rregulli urbanistik: ngushton rrugën, ka zënë ujërat e zeza, ka bllokuar rrugën, prej të cilit nuk kalon as zjarrfikësja. Qytetari që ka ndërtuar këtë banesë është z. Selfo Islami dhe z. Teofik Dibra. Zonja në fjalë nuk e prish, sepse zonja që e ka ndërtuar është shoqja e saj e ngushtë, e cila është inxhiniere dhe ka shkelur të gjitha rregullat urbanistike. Meqenëse zonja rri në pushtet me të gjitha partitë, e cila quhet Anila Dibra, por ka pushtet që të prishë edhe objekte të tjera ku i do qejfi asaj. Zonja në fjalë është inxhiniere në prefekturën e Durrësit dhe thotë: “bëj unë çfarë të dua, prish ku të dua”. Dhe vërtet, vepron. Ne kërkojmë si lagje nr. 6 të bëhet një inspektim nga gjykata për shkeljet që bën inspektorati i ndërtimeve në Durrës dhe kërkojmë të merren masa ndaj inspektoratit për shkelje ligji”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/