DURRËS, 14 nëntor 2014 – Në hotelin “Adriatik” të Durrësit, më 14 nëntor 2014, zhvilloi punimet asambleja e përgjithshme e “Aleancës së Agjencive [shtetërore] të Lajmeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore” (ABNA-SE), njoftoi ATSH-ja.
Morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të agjencive zyrtare të lajmeve më të njohura të rajonit, Evropës por edhe nga disa vende të tjera të botës.
Ishte i pranishëm dhe sekretari i përgjithshëm i “Aleancës së Agjencive të Lajmeve të Evropës” (EANA) Erik Nyen si dhe Ministrja shqiptare e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantinë Gjermeni.
Takimi u nda në dy pjesë: në të parën u diskutua mbi raportin e punës së ABNA-SE për periudhën njëvjeçare, kurse në pjesën e dytë u diskutua për promovimin e turizmit nga ana e agjencive të lajmeve.
Presidenti i ri i ABNA-SE u zgjodh drejtori i ATSH-së Gëzim Podgorica, ndërsa sekretar i përgjithshëm drejtori i agjencisë AGERESS të Rumanisë, Aleksandër Giboi.
Agjencitë e lajmeve të rajonit ranë dakord të krijojnë sektor të veçantë për promovimin e turizmit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





