15 shtator 2015 –  Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se, për shkak të remontit që do të kryejë Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) në Rashbull, më 18 shtator 2015, ora 09:00 deri në orën 15:00, nuk do të ketë energji nënstacioni Sukth (Sallmone) i bashkisë së Durrësit.

Zonat pa energji në Shijak e Sukth do të jenë:

Bashkia Shijak,

zona Sallmone-Maminas,

zona ish-fermë Sukth,

zona e 4 Rrugëve Shijak,

ish-SMT-ja,

Grumbullimi,

zona e Gjirit të Lalzit,

fshati turistik “Lura”,

subjekti “Flamengo”,

bizneset në rrugën Sallmone deri te “Florjenti”.

/th. m. “DurresLajm”/