E hanë “karremin” 5 shtetas, që paguan nga 160 dollarë për person

DURRËS, 14 nëntor 2013 – Situata e vështirë ekonomike dhe papunësia masive janë terren ideal për mashtrues, sikurse ka ndodhur me dy banorë nga Durrësi, me origjinë njëri nga Korça dhe tjetri nga Kosova. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se sektori kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Durrësit filloi më 13 nëntor 2013 procedimin për veprën penale të mashtrimit dhe po punon për kapjen e Baki M., 52 vjeç lindur në Korçë e banues në Durrës dhe Luan B. lindur në Kosovë e banues në Tiranë. Ndaj mashtruesve janë depozituar në policinë e Durrësit 5 kallëzime penale nga shtetas, të cilëve u kanë kërkuar e marrë shumën prej 160 dollarë për person, me premtimin se do t’i dërgonin për punësim në Rusi. Pesë kallëzuesit në fjalë u përkasin moshave 35-51 vjeç dhe janë banorë të lagjes 17/1 Durrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/