DURRËS, 14 nëntor 2013 – Uniformat blu mbështesin pushtetin vendor për mbylljen e furrave të gëlqëres. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 13 nëntor 2013, nga efektivat e stacionit të policisë së Fushë Krujë është bërë mbështetja e specialistëve të komunës Nikël Krujë për zbatimin e urdhrit nr. 861 datë 25.9.2013 të Ministrisë së Mjedisit, për mbylljen e furrave të gëlqeres. Gjatë aksionit është kryer mbështetja e këtyre punonjësve në prishjen e 10 furrave artizanale për prodhimin e gëlqeres në fshatin Kurcaj komuna Nikël Krujë. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Info

Komuna Nikël ka në përbërje fshatrat Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Verjon, Buran, Mukje, Kurcaj, Zezë.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/