Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e re, paralel me portin detar të Durrësit. Përplasja ballore mes dy mjeteve është regjistruar në afërsi të stacionit të trenit.
Si rezultat i përplasjes së dy mjeteve, njëri tip Opel Zafira, me targa AA103AE dhe tjetri Opel Corsa, drejtuesi i njërit prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë nga fotot ekskluzive që sjell DurrësLajm vihet re se nga forca e përplasjes një prej mjeteve, Opel Corsa në ngjyrë blu, ka përfunduar në trotuar, ndërsa tjetri ka bllokuar komplet njërën korsi të lëvizjes.
Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtesisë me të cilën udhëtonin automjetet dhe mos respektimit te Kodit Rrugor.
K.H.





