Durrës, 9 prill 2014 – Ndërsa qëndronte i ulur në një lokal të lagjes ku banonte një banor i Durrësit është ndjerë keq dhe ka rënë nga karrikja. Në ndihmë i kanë shkuar menjëherë njerëzit që ndodheshin të pranishëm në lokal, të cilët kanë njoftuar edhe urgjencën e spitalit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 08.30, në një lokal të lagjes numër 6.
Ndërsa po konsumonte kafen e mëngjesit së bashku me një shok, shtetasi V.Ç. është ndjerë keq dhe ka rënë nga karrikja ku ishte ulur. Me urgjencë ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga hetimet paraprake të bëra nga policia rezulton se shtetasi V.Ç. dyshohet se ka pësuar hemoragji cerebrale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





