Policia e Shtetit në Durrës njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervin Qerimi, 31 vjeç, Eluert Hoxha, 31 vjeç, dhe Elvis Kurti, 37 vjeç, si autorë dhe pjesëmarrës në konfliktin e një dite më parë, në një lokal, në Lagjen 11 të qytetit. Sipas burimeve policore, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka. Për pasojë, Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri dhe Eluert Hoxha është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ndërkaq, Ervin Qerimi është plagosur me thikë. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Bekim Gjoka, 36 vjeç, banues në Durrës.
Durrës, sherri i djeshëm në lokal, arrestohen tre persona
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 8 gusht 2026
“Rama në burg, Berisha në burg!” Mbyllet dita e 69-të e protestës
Situata me zjarret, 9 vatra në të gjithë vendin, ende disa prej tyre aktive
“Lajm i mirë për Durrësin”, arkitektja Koja: TID duhet të pezullohet dhe të rishikohet mbi realitetin e ri juridik dhe urbanistik





