Një aksident është shënuar dje në Durrës, ku policia arrestoi një 42-vjeçar, i cili teksa drejtonte një “BMW”, është përplasur me një tjetër mjet.

I arrestuari është Arjan Blloshmi 42 vjeç, banues në Durrës, i cili në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur.

Blloshmi  në lagjen Nr. 17/1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip BMW me targa AA 945 IR, është përplasur me mjetin tip Ford Fokus me targa AA 336 JV me drejtues shtetasin A.D. 37 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës”, njofton policia.

Për pasojë është aksidentuar vetë Arjan Blloshmi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se gjatë kryerjes së testit të alkoolit, Blloshmi rezultoi në gjendje të dehur.