Durrës, 1 maj 2015 – Dy qytetarë nga Durrësi janë vënë në procedim penal në gjendje të lirë, pasi tregtonin lëndë djegëse kontrabandë.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-D.S. 54 vjeç, banues në Durrës,
-A.D. 25 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 54-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1400 litra lëndë djegëse e dyshuar si gazoil .
Ndërsa, në makinën e 25-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 240 litra lëndë djegëse e dyshuar si gazoil, të cilën e tregtonte në rrugë pa faturë tatimore.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, të cilët akuzohen për veprat penale: “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/