DURRËS, 22 mars 2013- Mëngjesin e ditës së sotme në orën 06:10, në vendin e quajtur Ura e Dajlanit, treni i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës ka aksidentuar 38-vjeçarin A. Vylfo, banor i qytetit të Krujës.

Si pasojë e këtij aksidenti, të dëmtuarit i është shkaktuar gjymtim i një këmbe.

I dëmtuari është nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit dhe tashmë ndodhet në kujdesin mjeksor të bluzave të bardha.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.