15 shtator 2015 – Pas një hetimi 1-mujor, ka përfunduar me sukses operacioni i koduar “Shëtitësit” nga efektivët e Durrësit, duke arrestuar dy hajdutë celularësh.

Ledio Copa 23 vjeç, dhe Abdul Tusha 22 vjeç, që të dy banues në Durrës, ditën e djeshme përfunduan në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhjen e disa telefonave, të cilat i realizonin duke përdorur një pistoletë lodër.

Më 29 gusht të këtij viti, dy të rinjtë i kanë vjedhur me dhunë dy telefona celularë tip Samsung S5 dhe S4 një 19-vjeçari nga Gjakova. Gjithashtu, janë edhe dy raste të tjera të njëjta, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

Por veç akuzave për vjedhje, mbi 23-vjeçarin Ledio Copa do të rëndojë dhe akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pasi në makinë iu gjet rreth 1 gram heroinë.

Nga kontrolli që u krye në makinën e Copës u gjetën dhe u sekuestruan:

-disa celularë të markave të ndyshme,

-mjeti i kryerjes së veprës penale: Pistoletë lodër,

-rreth 1 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë,

-automjeti tip Reanult me targa AA 706 ES.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”, ndërsa mbi Ledio Copën rëndon dhe akuza tjetër “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/S.L. portali DurresLajm/