12 shtator 2015 – Një magazinë që do të shërbente për kultivim kanabisi është zbuluar në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, në bazë të disa informacioneve të marra në rrugë operative, ushtruan kontroll në magazinën që ishte në punime e sipër.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis sativa, ndërsa pronari i magazinës është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Mahmutaj, 35 vjeç, ndaj të cilit janë vënë në ndjekje uniformat blu.

Magazina ndodhet në lagjen Nr. 15, dhe në ambientet e saj do të kultivoheshin bimë narkotike me një teknologji të fundit, sqarojnë burime të policisë. 

Çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/S.L. portali DurrësLajm/