Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Projektvendimi është miratuar ditën e sotme dhe po ashtu edhe ndarja e mandateve për secilin qark. Qarku Durrës mbetet me 14 deputetë, megjithëse qe përfolur se mund të nxirrte 15 deputetë. Nga 14 deputetët që do të nxjerrë në total ky qark vetëm 5 do të jenë produkt i listës së mbyllur, ndërsa 9 të tjerët do të shkojnë në Kuvend përmes listave të hapura, nga vota e qytetarëve.

Në zgjedhjet e 4 viteve më parë, në qarkun Durrës PS mori 8 mandate, ndërsa PD 6 mandate.

Ndarja e mandateve për secilin qark vijon si mé poshtë

Qarku Berat, 7 mandate, 2 të renditur

Qarku Dibër, 5 mandate, 2 të renditur

Qarku Durrës, 14 mandate, 5 të renditur

Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 të renditur

Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur

Qarku Fier, 16 mandate, 5 të renditur

Qarku Korçë, 10 mandate, 3 të renditur

Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur

Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 të renditur

Qarku Shkodër 11, 4 të renditur

Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 të renditur

Qarku Vlorë 12, 4 të renditur