Qyteti i Durrësit, si pasojë e motit të keq në vend, është përfshirë nga një erë e fortë e shoqëruar me rrebesh shiu pasditen e kësaj të hëne. 

Shirat e shoqëruara me shkarkesa elektrike shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën e lagjes nr.1 të qytetit bregdetar dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në fshatin Jubë për rreth 2 orë.

Me pushimin e shiut, situata duket se po shkon drejt përmirësimit, por në rast se rrebeshi do të nisë sërish me të njejtin intensitet, rrugët rrezikojnë të bëhen të pakalueshme.