Durrës, 4 maj 2015 – Nesër në qytetin e Durrësit do të ketë mungesë të furnizimit me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Durrës nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bën me dije se banorët e Durrësit, ditën e martë më 5 maj, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Shkak i mungesës së furnizimit me ujë, është stakimi i energjisë në stacionin e pompave në Fushë Kuqe për shkak të punimeve që do të kryejë OST-ja në linjën e tensionit të lartë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/